Të premten, ora e parë e mësimit i kushtohet temës “Aftësitë e Kufizuara”

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, MAShTI ka vendosur që ora e parë mësimore të mbahet me këtë temë, e cila ka për qëllim vetëdijësimin e nxënësve në shkollat e Kosovës për "Aftësitë e Kufizuara" dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre

Ilustrim





Për nder të shënimit të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim që të premten e 2 dhjetorit, në orën e parë të mësimit të gjithë edukatorët, mësimdhënësit, arsimtarët, profesorët, e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore, ta shtjellojnë temën “Aftësitë e Kufizuara”.

MAShTI i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim vetëdijësimin e nxënësve në shkollat e Kosovës për “Aftësitë e Kufizuara” dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre.

MAShTI, gjithashtu, bën të ditur se edukatorët/mësimdhënësit mund të përdorin udhëzuesin e hartuar nga grupi punues i Ministrisë së Arsimit, i cili është publikuar në websajtin zyrtar të MAShTI-t.

Ndryshe, sipas njoftimit, Qeveria e Kosovës vitin 2022 e ka shpallur “Vit të Aftësive të Kufizuara”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika