Të premten organizim para Gjykatës në Ferizaj, me moton “Drejtësi për Marigonën”

Organizata e quajtur "Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist" ka njoftuar për një organizim para Gjykatës Themelore në Ferizaj, me qëllim kërkesën e drejtësisë për vrasjen e Marigona Osmanit. Dy të pandehurit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares

Foto e marrë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar organizim për të premten para Gjykatës Themelore në Ferizaj, për të kërkuar “Drejtësi për Marigonën”, në ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj vrasësve të saj.

Të premten mbahet seanca përfundimtare ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

“Për t’u siguruar që kërkesa jonë për drejtësi të jehojë edhe të premtën para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ne mblidhemi nga ora 10:30 para dyerve të Gjykatës për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë në njoftim e ka përshkruar në detaje aktakuzën e Prokurorisë ndaj Krivaqës dhe Sejdiut, duke shtuar se vrasjen nuk mund ta harrojë për shkak të dhunës mizore që u ushtrua ndaj viktimës.

“Dhuna mizore të cilën e ushtroi Krivaqa me ndihmën e Sejdiut ndaj Marigonës deri kur e vrau dhe humbja e saj na e bën të pamundur të harrojmë. Ne nuk mund të harrojmë që Marigona do të mund të ishte gjallë sot nëse shteti do ta mbronte me kohë atë. Të indinjuar/a e me shumë dhimbje, ne mblidhemi këtë të premte dhe thërrasim në drejtësi për Marigonën”, thuhet tutje në njoftimin e organizatës, të cilët kanë paralajmëruar edhe udhëtim të organizuar nga Prishtina.

Në 24 faqe është e përshkruar dhuna, të cilën Prokuroria thotë se dy të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu ushtruan ndaj Marigona Osmanit. Në raportin e autopsisë së trupit të së ndjerës janë konstatuar lëndime gjithandej fytyrës e trupit.

Ndryshe, kujtojmë se 18-vjeçarja ishte lënë në ambientet e Spitalit të Ferizajt pa shenja jete në gusht të vitit të shkuar, derisa të dyshuarit kishin ikur. Sejdiu ishte arrestuar i pari nga Policia e Kosovës, derisa disa ditë më vonë autoritet arritën ta vënë nën pranga edhe Krivaqën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika