Të premten protestojnë punëtorët teknikë të shkollave dhe QMF-ve në Prishtinë

Të premten e 9 dhjetorit, do të protestojnë para Komunës së Prishtinës nga ora 11:00 punëtorët e mirëmbajtjes së shkollave dhe QMF-ve, me kërkesën për rritjen e pagave

Fotoilustruese





Të premten do të protestojnë punëtorët teknikë të sektorin privat, të cilët punojnë në Qendrat e mjekësisë familjare dhe në disa shkolla të Prishtinës.

Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë ngritje të pagave.

Protesta pritet të nisë nga ora 11:00, para objektit të komunës së Prishtinës (ndërtesa e vjetër e Komunës).

Një gjë të tillë, e ka bërë të ditur Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili të mërkurën e 7 dhjetorit, ka konfirmuar se pas takimit me kryetarë të shoqatave sindikale të punëtorëve teknikë të disa shkollave të Prishtinës dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare, është marrë vendimi për këtë protestë.

Ai ka shtuar se po kërkojnë rritjen e pagave, ngase paga prej 230 euro për këta punëtorë është e pamjaftueshme.

“Pagat e punëtorëve janë 230 euro, shumë të vogla dhe duhet të njoftojmë komunën se nuk mund të punojmë me këto paga. Ne po tërheqim vërejtjet tona me protestë tona dhe sigurisht është vetëm nismë dhe shpresojmë të kemi gjuhë të përbashkët dhe besoj se do të na kuptojnë sepse nëse shkojmë në heshtje do të mbesim pa punëtorë”, ka thënë Azemi.

Punëtorët teknikë të shkollave dhe QMF-ve në Prishtinë protestojnë të premten





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika