Të premten s’mbahet mësim, SBASHK mban protestë

Të premten nuk do të ketë mësim në Kosovë, mësimdhënësit në protestë

Ilustrim

Të gjitha institucionet arsimore në vend nuk do të punojnë të premten e 20 majit, pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka vendosur që t’i bashkohet protestës së thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Reagimi i SBASHK-ut ishte ngritur që pas rritjes së çmimeve të disa artikujve esencialë,  punëtorët në sistemin arsimor të marrin shtesa prej 100 eurosh nga muaji i ardhshëm.

“Pas një debati konstruktiv është rikonfirmuar se në protestën e thirrur më 20 maj nga BSPK-ja e bazuar në zërin e anëtarësisë do të marrin pjesë në mënyrë masive edhe të punësuarit në sektorin e arsimit. Duke u bazuar në këtë, pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Ilustrim

Teksa shprehën keqardhje për gjendjen e krijuar, nga SBASHK-u thonë se kjo është pasojë e mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për angazhim në zgjidhjen e kërkesave, që ata i quajnë legjitime, të punëtorëve në arsim që nga çerdhet e deri në universitete e kulturë, por edhe në sektorët e tjerë.

Ndryshe, më 12 maj, SBASHK-u kishte organizuar një grevë njëorëshe në të gjitha nivelet e arsimit në vend.

Ministria e Arsimit ka kërkuar që të mos mbahen greva për shkak se kjo dëmton nxënësit pas dy vitesh mësim në pandemi.

SBASHK-u paralajmëron grevë më 12 maj

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika