Të premten, ZRrE shqyrton kërkesën e “Elektrosever” për licensim

Të premten, do të shqyrtohet kërkesa për licensim për "Elektroserverin" nga ana e Bordit të ZRrE-së

Zyra e Rregullatorit për Energji(ZRrE)

Të premten e 24 qershorit, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) do të shqyrtojë  kërkesën për dhënie të licensës për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën e 21 qershorit, kanë nënshkruar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRrE-në t’ia lëshojë licensën e furnizimit “Elektroseverit”.

Mbledhja është paraparë të mbahet me fillim prej orës 13:00 në zyrat e Rregullatorit të Energjisë.

Marrëveshja për energjinë ka dominuar diskursin publik në vend ditëve të fundit me debate të ashpra edhe në Kuvendin e Kosovës.

Pas 23 vjetësh, qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës me shumicë serbe do të fillojnë të paguajnë rrymën e shpenzuar.

Kështu ka deklaruar kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi, pas arritjes së udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel më 21 qershor.

Udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjeve energjetike

Me qëllim të tejkalimit të krizës dhe problemeve në sektorin e energjisë, duke marrë parasysh Marrëveshjet në lidhje me Energjinë e datës 8 shtator 2013 dhe konkluzionet e lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013 të datës 24 gusht 2015, është rënë dakord për sa vijon Udhërrëfyesi:

1: ZRrE do t’i lëshojë një licencë furnizimi Elektroserver. ZRrE do të sigurojë pajtueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

2: Brenda shtatë ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së.

3: Brenda 10 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës, d.m.th. Përgjegjësia me KOSTT-in, Marrëveshja e Kyçjes me KEDS-in, dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe kyçja fizike e konsumatorëve të rinj), në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas paragrafit 1 të nenit. 5 të Marrëveshjes 2013.

4: Brenda 15 ditësh të nënshkrimit të marrëveshjeve teknike me KOSTT, Elektrosever do të sigurojë një Kod identifikimi energjetik, me qëllim që anticipojnë në licencën e furnizimit.

5: Në pajtueshmëri me art.14 i marrëveshjes së vitit 2015, brenda 30 ditësh për liqencën e furnizimit KEDS dhe KOST, do të kenë akses në substacionin Valac/Vallaq, gjithashtu edhe të tjera transmisione dhe në infrastrukturën shpërndarëse.

6: Brenda 45 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, KOSTT dhe KEDS, pas konsultimit me Elektroserver, do t’i dorëzojnë ZRrE-së planin e investimeve dhe kostot e kërkuara të mirëmbajtjes dhe humbjet e rrjetit, bazuar në konsideratat e hollësishme të infrastrukturës ekzistuese.

7: Brenda 21 ditësh, pas hyrjes në fuqi të planit investues dhe kostos së kërkuar për mirëmbajtje dhe kostos së shtrirjes, ERO do të aprovojë në parim këto plane, kosto, edhe shpenzime.

8: Në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre Konkluzioneve të rënë dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, ZRRE mund të vendosë, të pezullojë ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Elektrosever, me kusht që të konsultohet paraprakisht ndërmjet palëve lehtësuar nga BE-ja, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE-ja do të japë një opinion ekspert, nëse kërkohet nga të paktën njëra nga palët.

9: Zbatimi i suksesshëm i udhërrëfyesit të dakorduar është pa paragjykim ndaj detyrimeve të palëve për të zbatuar plotësisht Marrëveshjet e Energjisë nga 2013 dhe 2015.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika