Të shtëna armësh në “Breg të Diellit” në Prishtinë

Pamje nga vendi i ngjarjes në Prishtinë, 13 qershor 2024.

Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes.

Siç shihet në pamjet e publikuara në rrjete sociale, policia dhe ambulancat janë mobilizuar në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika