Gjatë mbrëmjes të së premtes, policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan, sepse ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit.
“dy ankuesve-punëtor sigurimi në diskotekë, një person i moshës rreth 20 vjeçare ishte afruar afër hyrjes se diskotekës dhe kishte shtënë me armë zjarri ne drejtim të ankuesve, gjithashtu i dyshuari kishte hedhur edhe një granatë dore e cila nuk ka shpërthyer. Nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një automjet i cili ishte i parkuar ndërsa të lënduar nuk ka”, njofton Policia e Kosovës.
Tutje, në këtë njoftim thuhet se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16-copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.