Të shtëna masive në Monterey Park të Kalifornisë, të paktën 10 të vdekur

Mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po raportojnë se të shtëna masive janë dëgjuar në Montrey Park të Kalifornisë, ku kanë mbetur disa persona të vdekur

Policia në skenën e të shtënave në Monterey Park (foto: Los Angeles Times)

Në Monterey Park të Kalifornisë, ShBA, si pasojë e disa të shtëna, raportohet se kanë mbetur dhjetë persona të vdekur, ndërsa rreth 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Los Angeles Times” raportoi se të shtënat u dëgjuan diku pas orës 22:00, pranë vendit ku festohej Viti i Ri Hënor Kinez. Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur të shtunën për fillimin e një festivali dyditor, një nga ngjarjet më të mëdha të Vitit të Ri Hënor në rajon.

“Pak detaje ishin të disponueshme, duke përfshirë numrin e njerëzve të qëlluar. Komunikimet e brendshme të policisë thanë se kishte disa viktima”, shkruan “Los Angeles Times”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika