Të shtëna me armë në ahengje, policia në Mitrovicë i arreston dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një aksioni kundër përdorimit të armëve në ahengje janë konfiskuar tri armë dhe janë arrestuar dy persona

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në kuadër të aksioneve për parandalimin e të shtënave në ahengje, në dy lokacione në qytetin e Mitrovicës janë konfiskuar tri armë të llojit pistoletë dhe janë arrestuar dy persona.

Personat e dyshuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës’.

Ndërkaq armët dyshohet se janë përdorur gjatë dy ahengjeve familjare në këtë komunë.

“Informacione për të shtëna ishin raportuar në rrugën e “Ulqinit” dhe në rrugën “Hekurudha” në Mitrovicë, ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy lokacionet të konfiskohen tri armë të llojit pistoleta, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i përdorin armët në ahengje. Në njoftim thuhet edhe se policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet përfshirë bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika