Të shtëna me armë në Cetinë, më shumë se dhjetë persona të vrarë

Në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka vrarë 11 persona në mesin e tyre edhe fëmijë. Autori i këtij sulmi më pas është vrarë nga policia

Fotoilustrim: Vijesti.me

Të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të disa personave dhe më pas është vrarë nga policia, siç raporton media malazeze, Vijesti.

Sipas mediave malazeze, 11 persona kanë mbetur të vdekur përfshirë këtu edhe fëmijë.

Vijest duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, raporton se gjashtë persona janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë.

Katër të plagosurit janë shtruar në spitalin e Cetinës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Sipas mediave atje është bërë e ditur se sulmuesi vrau të gjithë familjen e tij, e më pas doli në rrugë dhe vrau kalimtarë të rastit, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Thuhet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilës sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë.

Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësohet se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty.

Fëmijët që ishin mbledhur në Cetinë në një kamp të rinjve, sipas autoriteve atje kanë qenë të sigurt dhe për asnjë moment nuk kanë qenë të rrezikuar, pavarësisht se sulmi ka ndodhur jo larg vendit ku ata po qëndronin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika