Të shtëna me armë në Kolovicë, plagoset një person

"Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Haxhi Zeka"në Prishtinë", ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja për rajonin e Prishtinës

Një rast i gjuajtjes më armë ka ndodhur të martën në Kolovicë të Prishtinës.

Rasti është konfirmuar për Portalin Dukagjini nga Flora Ahmeti, zëdhënësja për rajonin e Prishtinës. Sipas saj, rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:40.

“Sot rreth orës 13:40, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti shtoi se “Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar), si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika