Vdes 40-vjeçari i plagosur në Mitrovicë, dyshohet se 6 plumba u shkrepën në drejtim të tij

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është plagosur mëngjesin e së premtes në Mitrovicë

Pamje nga vendi i ngjarjes, foto Agim Bahtiri, Facebook, 20 shtator 2024.

(E përditësuar) Ka ndërruar jetë 40-vjeçari i cili ishte plagosur me armë zjarri mëngjesin e së premtes, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, në rrugën “Fatime Hetemi”.

Lajmin e konfirmuar për Dukagjinin, drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Ende nuk dihet si ka ndodhur rasti, por Policia ka thënë se ka nisur hetimet.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, viktima ishte dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për Dukagjini.

Zahiti gjithashtu ka konfirmuar për Dukagjinin se njësitet relevante janë angazhuar dhe po vazhdojnë me hetimet mbi këtë rast.

Për rastin ka reaguar ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka theksuar se e dënon ashpër këtë akt mizor, që sipas tij, është bërë nga persona të paguximshëm që qëllojnë pas shpine.

Bahtiri ka thënë se ndaj 40-vjeçarit janë shkrepur gjashtë plumba prapa shpinës së tij.

“Më indinjatë të thellë mora lajmin shokues për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku qytetari F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij. Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij anipse e rëndë, po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së. Të plagosurit i uroj shërim të shpejtë, ndërsa solidarizohemi me familjen e tij, dhe jemi afër tyre në këto momente të vështira”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika