Të shtëna me armë në Obiliq, arrestohet një person

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar e me pas edhe ka shtënë me armë zjarri

Një person është arrestuar të martën e nëntë majit, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht viktimën e më pas ka shtënë me armë zjarri.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Mazgit të ulët, në Obiliq, dhe i njëjti në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është cilësuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar e me pas edhe ka shtënë me armë zjarri”, thuhet në raport.

Sipas njoftimit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika