Të shtëna me armë në Pejë, gëzhoja dhe njolla gjaku në vendin e ngjarjes

Foto ilustrim

Një gjuajtje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës në rrugën “Bill Clinton”, në afërsi të shkollës speciale për të verbërit në Pejë.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe njolla gjaku.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rreth orës 14:52, një zyrtar policor ka vërejtur gëzhojat dhe njollat e gjakut dhe ka njoftuar menjëherë njësitë policore.

“Një zyrtar policor, derisa po ecte në rrugën ‘Bill Clinton’ pranë Spitalit të të Verbërve, ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla gjaku. Menjëherë ka njoftuar policinë dhe njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po zhvillohen hetime për zbardhjen e rastit”, ka deklaruar Gashi.

Po ashtu, ai ka theksuar se policia do të dalë me informacione shtesë lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika