Një person në Pejë ka shtënë me armë drejt një personi tjetër, por të cilin nuk e ka qëlluar.
Në raportin e policisë thuhet se janë konfiskuar 4 gëzhoja.
Ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
“Pejë 17.10.2024 – 01:22. Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me revole në drejtim të tij, por nuk e ka qëlluar. Lidhur me rastin polica në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti është duke u hetuar”.