Të shtëna me armë në Prishtinë: Dy të lënduar, i dyshuari në arrati

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme, janë raportuar të shtënat me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Dy persona dyshohet të jenë lënduar dhe janë transportuar për tretman mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila ka njoftuar gjithashtu se policia është në kërkim të personit të dyshuar, i cili është identifikuar.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka njoftuar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika