Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar për Dukagjinin se zyrtari policor ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha kur është qëlluar në drejtim të tij nga një veturë. Zyrtari ka shpëtuar pa lëndime.
“Zyrtari policor sapo kishte dalë nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime”.
“I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”, ka njoftuar Gashi.