Të shtëna me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të dyshuarit largohen nga vendi i ngjarjes

Gjatë kërkimit të personave të dyshuar, policia ka hasur në tre persona, njëri prej të cilëve, pas urdhrit për ndalim ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë

Ilustrim

Të martën e dy majit, njësiti policor i është përgjigjur thirrjes për një rast vjedhje të rëndë në Mirushë të Malishevës.

Gjatë kërkimit të personave të dyshuar, policia ka hasur në tre persona, njëri prej të cilëve, pas urdhrit për ndalim ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

 “Njësitet policore janë përgjigjur thirrjes për një rast vjedhje e rëndë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave të dyshuar, kanë takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim, njëri nga të dyshuarit, në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre. Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Policia e Kosovës të njëjtin rast e ka cilësuar si vjedhje të rëndë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika