Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, lëndohen dy persona

Në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit

Katër persona janë lënduar, dy prej tyre si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në fshatin Sibovc të Podujevës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur këtë të martë, njofton Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 11:30, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri, në fshatin Sibovc të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore.

Sipas njoftimit, deri tani në stacion policor janë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika