Të shtëna me armë zjarri në Pragë, raportohet për të vdekur

Gjatë ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër të Pragës, derisa policia ende nuk ka dhënë detaje rreth rrethanave të kësaj ndodhie

Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: Courtesy Photo

Policia çeke ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër të Pragës, nga të cilat raportohet se janë vrarë një numër i paspecifikuar njerëzish dhe janë plagosur të tjerë.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth viktimave apo rrethanave të të shtënave me armë zjarri të së enjtes në kryeqytetin e Republikës Çeke.

Policia ka thënë se oficerët janë vendosur për shkak të të shtënave në një shkollë në sheshin Jan Palach.

Fakulteti Filozofik i Universitetit Charles dhe Akademia e Arteve, Arkitekturës dhe Dizajnit ndodhen në atë zonë, raporton AP, përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika