Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

Dy persona kanë marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe kanë kërkuar tretman mjekësor

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor, si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën e 28 gushtit në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Policia vazhdon të hetojë ngjarjen.

Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika