Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën "Bedri Shala" në Prishtinë, rreth orës 10:00 të mëngjesit. Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Dukagjinin se autoritetet janë duke hetuar rastin

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, ka thënë Ahmeti për Dukagjinin.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika