Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Policia e Kosovës rastin në fjalë e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”

Emblema e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 18 dhjetorit, në Prishtinë, një person ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Pos dëmeve materiale, nga ky rast nuk ka të lënduar.

Rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur derisa ankuesi ishte duke parkuar veturën e tij.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar se gjersa ka qenë duke parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka”, thuhet në raport.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse, të cilat kanë gjetur tetë gëzhoja.

“Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja. Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit, policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona, ndërsa nëntë persona janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika