Sipas informacioneve disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku kanë mbetur dy persona të plagosur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Qamil Hoxha” në qendër të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin për RTV Dukagjinin.
“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.
“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”.
Më tej Ahmeti ka thënë “Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”.