Mbrëmë në qytetin e Mitrovicës pati të shtëna me armë zjarri nga një person i panjohur, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm e cenuar sigurinë e qytetarëve.
Siç raporton Policia e Kosovës, mbrëmë rreth orëve të vona në qytetin e Mitrovicës ishte shkaktuar rrezik i përgjithshëm nga një person i panjohur.
“Është raportuar se personi i panjohur nga një veturë kishte gjuajtur me armë zjarri dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Gjithashtu, në raport thuhet se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja, të cilat i takonin armës së përdorur në vendin e ngjarjes.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhojë të peshkut, të cilat dyshohet se i përkasin armës automatike AK 47”, thuhet në raportin e policisë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime thuhet ndër të tjera në raport.