Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur në Vlorë, ku një person ka gjuajtur me armë zjarri rreth orës 18:30 në bulevardin “Ismail Qemali”.
Dyshohet që të shtënat kanë qenë në ajër, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Zona ishte e pajisur me kamera, por energjia elektrike ishte e shkëputur në momentin e incidentit, duke i mundësuar atyre të largoheshin pa u identifikuar.
Sipas raportimeve, nuk ka të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.