Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku është duke qëndruar Trump

Dy persona raportohet se kanë gjuajtur me armë zjarri pranë klubit të golfit ku po qëndronte Donald Trump në Florida, por sipas burimeve të zbatimit të ligjit, ish-presidenti nuk ishte në rrezik

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së.

Dy persona kanë gjuajtur me armë zjarri të dielën jashtë klubit të golfit të kandidatit republikan për president, Donald Trump, në Florida.

Sipas raportimeve të New York Post, duke cituar burime nga autoritetet e zbatimit të ligjit, Trump është i sigurt dhe nuk ishte në rrezik nga të shtënat.

Fushata e Trump kishte njoftuar më herët se ish-presidenti ishte i sigurt pas incidentit, por nuk dha detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

“Burimet thanë se Trump nuk ishte kurrë në rrezik,” raportoi gazeta, transmeton Reuters.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika