Të shtëna ndaj dy personave në Rahovec, të dyshuarit ishin të maskuar e me uniforma ushtarake

Dy kosovarë në Rahovec u sulmuan me armë zjarri nga persona të maskuar me uniforma ushtarake ndërsa po transportonin dru, policia gjeti gëzhoja në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet

Foto ilustrim

Dy burra të cilët po transportonin dru janë përballur me një sulm të armatosur në mesditën e së mërkurës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, në drejtim të tyre kanë shtënë dy persona të panjohur, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka sekuestruar shtatë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar, autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe motivet e mundshme të këtij sulmi.

“Rahovec  30.10.2024 – 13:30. Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar  se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar  dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti nga Policia është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika