Një tjetër rast i rëndë ka tronditur këtë të hënë Vushtrrinë, ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas burimeve të Dukagjinit, në vendin e ngjarjes tashmë kanë mbërritur forcat e rendit për të hetuar rastin.
Mediat kanë publikuar edhe fotografi nga vendi ku dyshohet të ketë ndodhur krimi.
Ky rast vjen vetëm një ditë pas vrasjes së një 19-vjeçari në këtë qytet.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare për viktimat apo rrethanat e ngjarjes. Dukagjini ka tentuar të komunikojë me Policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka kthyer përgjigje.
Policia dhe ekipet e emergjencës janë në terren, ndërsa priten informata zyrtare për këtë rast.
