Të shtëna në Zubin Potok, sulmohet një ekip i KFOR-it

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë

Gjatë mbrëmjes të së dielës janë raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, gjithashtu, burime pranë redaksisë Dukagjini kanë bërë të ditur se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.

Ata kanë sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it.

Gjithashtu, edhe Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim pas raportimit për të shtëna pranë Zubin Potokut. Policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi.

Me anë të një komunikate për media, policia ka theksuar se PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.

“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale?, ju informojmë se; Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Blerim Vela, shefi i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka thënë se mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje dhe sipas tij, strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë janë ato që po gjuajnë me armë.

Vela: Strukturat kriminale serbe po gjuajnë me armë pranë Zubin Potokut, Policia e Kosovës nuk është e përfshirë

Lajmi është në përditësim, Dukagjini do të ju mbajë të informuar për çkado që ndodh në veri të Kosovës.

Ndërkaq, janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës nga serbët si shenjë kundërshtimi i arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili po dyshohet për sulm ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do të veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media të shtunën, Kurti ka thënë se Qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë, por “kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”, sepse këto nuk janë barrikada civile, por “barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika