Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Prishtinë rreth orës 22:00 në rrugën “Gazmend Zajmi” në Aktash.
Dukagjini mëson nga burime të përafërta se, 5 persona kanë mbetur të plagosur, ku njëri nga të plagosurit është Salih Sekiraqa.
R.Ll., K.G., V.A., F.A. edhe S.S., janë inicialet e personave që policia i posedon si të plagosur.
Ndërsa R.Ll., është i plagosur rëndë.
Dyshimet e para të policisë janë që konflikti lidhet me një plagosje të më hershme me atë qe njihet si “Capat”.