Të shtënat në Illinois: Gjashtë të vdekur në paradën e pavarësisë së 4 korrikut

Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në paradën e Ditës së Pavarësisë së 4 korrikut në Çikago, pas të shtënave masive

Ilustrim

Në periferi të Çikagos, përkatësisht në Highland Park, parada u ndërpre vetëm dhjetë minuta pasi filloi, pasi u dëgjuan të shtëna me armë.

Policia është ende në kërkim të të dyshuarit, të cilin komandanti i policisë, O’Neill e përshkroi si një burrë të bardhë mes moshës 18-20 vjeç, dhe bëri të ditur se i dyshuari duket se ka qëlluar nga një çati.

Autoritetet e qytetit e përshkruan këtë incident si “incident aktiv” pasi edhe 31 persona ishin shtruar në spital.

Një gazetar kishte parë pesë njerëz të larë në gjak.

“Dëgjova 20 deri në 25 të shtëna, të cilat ishin të njëpasnjëshme. Kështu që nuk mund të ishte thjesht një pistoletë apo një armë gjahu,” ka thënë një qytetar nga Çikago, Miles Zaremski.

Gjithashtu një dëshmitar që kishte qenë i pranishëm në vend të ngjarjes, ka folur për televizionin lokal, duke treguar se i drhyshuari filloi të gjuante nga ana e majtë e tyre.

Kryebashkiaku i Parkut Highland tha se festivali ishte anuluar dhe u kërkoi njerëzve të shmangnin zonën në qendër të qytetit.

Të shtënat në Parkun Highland, rreth 25 milje në veri të Çikagos, shkaktuan largimin e qindra qytetarëve nga vendi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika