Të shtunën bëhet promovimi i monografisë “Agimi i Lirisë”, kushtuar heroit Agim Ramadani 

“Agimi i Lirisë” titullohet monografia për heroin dhe luftëtarin e lirisë, Agim Ramadanin, e cila vjen në tri vëllime. Përgatitur mjeshtërisht nga shkrimtari Ibrahim Kadriu, ribotimi i kësaj monografie nga shtëpia botuese “Dukagjini” do të promovohet më datën 30 nëntor, ditën e shtunë, në orën 17:00 në librarinë “Dukagjini” (sheshi “Nëna Terezë”). 

Për të diskutuar për figurën dhe kontributin e pashoq të heroit Agim Ramadani dhe tri vëllimet e monografisë, në panel do të jenë të pranishëm: 

Ibrahim Kadriu – autori; 
Xhevat Syla – shkrimtar; 
Rrustem Berisha – komandant; 
Bahri Gashi – profesor; dhe 
Shukrije Ramadani – bashkëshortja e Agim Ramadanit. 

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi nga Shtëpia botuese “Dukagjini”. 

Agim Ramadani lindi më 3 maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit. Ai ishte luftëtar, artist e shkrimtar, që veprën, e në fund edhe jetën, ia fali Kosovës. I njohur ndryshe me nofkën “KATANA”, ai ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe komandant i Zonës së Koshares. Ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies heroike të tij. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës. 

Shtëpia botuese “Dukagjini” ju fton të merrni pjesë në promovimin e kësaj monografie kaq të veçantë, për heroin Agim Ramadani, ku do të keni edhe mundësinë të bashkëbisedoni me panelistët. 

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika