Të shtunën mbahet pjesa e parë e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta

Testi i arritshmerisë-ilustrim

Të shtunën e 4 qershor, do të mbahet pjesa e parë e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta, ku do të marrin pjesë mbi 24 mijë nxënës.

Ky test i përmban 100 pyetje nga katër lëndët kryesore, dhe nxënësit do të kenë në dispozicion rreth dy orë për t’iu përgjigjur.

Më datë 04 qershor 2022, testi mbahet në lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe në lëndën e gjeografisë. Ndërsa, më datë 14 qershor 2022, testi do të mbahet në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe në lëndën e biologjisë.

Foto e një klase, pa nxënës të pranishëm

Edhe pjesa e dytë e testimit do t’i ketë 100 pyetje, por për dallim nga pjesa e parë do të ketë pyetje nga pesë lëndë.

Kësaj here shkalla e kalueshmërisë së testit do të jetë 40% dhe jo 60 siç ishte më parë. Ministrja Arbërie Nagavci kishte thënë se kjo është bërë që nxënësit të mos penalizohen për punën e bërë gjatë 9 vjetëve të shkollimit.

Testi do të organizohet në të njëjtën kohë për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës, duke respektuar kushtet pandemike dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Testi i Arritshmërisë do të organizohet në atë mënyrë që të ketë numër sa më të vogël të nxënësve brenda një qendre të testimit dhe brenda klasave të testimit në të njëjtën kohë

RREGULLAT GJATË TESTIMIT

Gjatë testimit, nxënësit mund të kenë mbi bankë vetëm testin, fletëpërgjigjen, lapsin, ujin, maskën dhe faculetat e letrës.

Gjatë testimit, nxënësit nuk mund të bëjnë pyetje, të kërkojnë sqarime apo ndihmë lidhur me Testin as nga Administratori as nga palët e tjera.

Gjatë testimit, nxënësit duhet të mbajnë qetësi maksimale.  Nuk lejohen pëshpëritje, të folurit me zë, lëvizje që prishin qetësinë në Klasën apo në Qendrën e Testimit.

Gjatë testimit, nxënësit nuk mund të përdorin asnjë mjet ndihmës (si telefon, kalkulator apo pajisje a mjet tjetër).

Gjatë testimit nxënësit nuk guxojnë të kthejnë kokën apo të kthehen anash më shumë se 45 gradë.

Testi i arritshmërisë gjatë vitit 2021
Testi i arritshmërisë gjatë vitit 2021

Gjatë testimit nxënësit nuk guxojnë të provojnë të flasin me njëri-tjetrin, të kopjojnë nga njëri-tjetri apo të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Nxënësi i cili del nga klasa e testimit nuk mund të kthehet më.

Testi nuk lejohet të dalë nga klasa, të merret me vete në çfarëdo mënyre, të fotografohet, të kopjohet apo të publikohet nga nxënësit në asnjë formë.

Gjatë testimit ndalohet rreptësishtë hyrja në klasat ku organizohet testimi, i secilit person, përveç administruesit.

Në momentin që administratori tregon se ka përfunduar koha e testimit, të gjithë nxënësit duhet t’i lëshojnë lapsat në bankë dhe t’i mbyllin testet. Nuk lejohet asnjë shënim a përgjigje pas përfundimit të kohës së testimit (120 minuta).

Nxënësit presin ulur derisa administratori t’i mbledhë të gjitha testet dhe Fletëpërgjigjet. Mosrespektimi i kohës nga nxënësit mund të rezultojë me anulim të testit për secilin nxënës përgjegjës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika