Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet të shtunën e 28 majit, në të cilin do të votohen 47 emra, ku 20 prej tyre do të jenë anëtarë të Kryesisë së Partisë.
Në mbledhjen e mbrëmshme të Komisionit të Rithemelimit, është publikuar lista me 47 emra që do të votohen të shtunën.
Në këtë listë janë emrat e Arben Imami, Jozefina Topalli, Bujar Nishani, por mungon emri i Albana Vokshit dhe Edi Palokës.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një komunikatë për media të premtën është shprehur se nënkryetarët dhe organet e reja drejtuese do të përcaktohen në një mbledhje të ardhshme të Këshillit Kombëtar.
Statuti i Partisë Demokratike parashikon që një prej nënkryetarëve të partisë, të mbajë edhe postin e kreut të grupit parlamentar në Kuvend.
Sali Berisha reagon mbi vendimin për rekurset në Gjykatën e Lartë