Të tërhequr nga premtimet apo të dështuar nga realizimet?

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se në krye të vendit është një Qeveri që merret me videomontazha e me propagandë në një kohë kur i ka në dispozicion gati një miliard euro në arkën e shtetit, buxhet përmes të cilit do të mund ta realizojë programin e saj, e ta zhvillojë vendin

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se e njëjta ka dështuar në realizimin e zotimeve.

Në një prononcim për Portalin Dukagjini, Halimi ka renditur disa nga “premtimet qeveritare”, të cilat sipas saj tashmë është dashur të përfundojnë.

“Në krye të vendit kemi një Qeveri që merret me videomontazha e me propagandë në një kohë kur i ka në dispozicion gati një miliard euro në arkën e shtetit, përmes së cilës do të mund ta realizojë programin e saj, e ta zhvillojë vendin tonë. Sepse, në fund, janë projektet ato që pasqyrojnë punën e një qeverie. Asgjë tjetër”, ka thënë ajo.

Halimi ka thënë se nga nga 160 çerdhet që janë premtuar, për dy vjet janë ndërtuar vetëm dy prej tyre.

“Pra, Qeverisë Kurti i duhen 80 vjet për të realizuar një nga premtimet mandatore. Krahas kësaj, as premtimi për lirim nga TVSh-ja të çerdheve ekzistuese, nuk është realizuar. Këto biznese nuk mund të zgjerohen, nuk mund të punësojnë më shumë gra”.

“Premtuan banesa me këste 120×120 dhe 150×150. Mirëpo në realitet, ata që blejnë një apartament modest në periferi të Kryeqytetit, po paguajnë 240×250. Pra, nga 250 euro çdo muaj, për 20 vjet radhazi, për një banesë dydhomëshe në periferi të Prishtinës”.

Halimi ka potencuar se viti 2022 ishte tragjik për disa nga ata që bëjnë punën më të vështirë, punëtorët e ndërtimtarisë.

“24 prej tyre humbën jetën në kantieret e ndërtimit në vendin tonë. Ky numër me siguri do të ishte më i vogël, sikur pushteti të realizonte premtimin e vet për 5-fishimin e numrit të inspektorëve të punës”, shtoi Halimi.

Krahas kësaj, Halimi ka folur edhe për shtrenjtimin e ndjeshëm të materialit ndërtimor, për të cilin siç thotë ajo, qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Banesat që ndërtohen nga këta punëtorë të vyer, janë shtrenjtuar ndjeshëm si shkak i inflacionit në materiale ndërtimore, të cilin kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për ta zbutur sadopak. Gjithandej ka veç investime private, nuk shihen askund në horizont 4 mijë banesat sociale të premtuara me pompozitet nga pushteti që i ka krejt”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika