Kohën kur kishte shërbyer si ushtar i Brigadës 153 e kujton me krenari. Megjithatë, pritjet e Ekrem Vitisë dhe bashkëluftëtarëve të tij, për trajtimin e tyre pas çlirimit të vendit, kanë qenë ndryshe.
Sot, edhe banesën prej 60m katrorësh tek “Fusha e Pajtimit” në kryeqytet, që e ndan me gruan, motrën me aftësi të kufizuara dhe tre fëmijët, ndjen se nuk e ka të sigurt.
Pensioni që merr si veteran, nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar as nevojat elementare.
“Prej mas luftës, qysh kemi mujt kena mbijetu. Tash edhe ma shtirë se në luftë. Shpenzimet, rryma, uji, nuk kemi lirim, krejt duhet mi pagu. Këtë banesë që e kemi prej 2013 ende nuk na e kanë dhene një fletëlëshim si veeran apo si familje dëshmorëve. Sot munden me na hjek e me na qit nashta jashtë se nuk ështe pronë e jonja për momentin. Ajo duhet të jenë të tonat njëherë e përgjithmonë sepse janë vlera të luftës. Jo me mendu të ardhmen dhe a po mundemi të bëjmë zgjidhje ose jo”, ka thënë Ekrem Vitia- Veteran i UÇK-së.
Pakënaqësitë me lënien jasht nga ngritja e pagës minimale, që në të kaluarën lidhej me lartësinë e pensionit për veteranët, quan në protesta të veteranëve gjatë këtij viti.
Për dallim nga qeveritë e kaluara, me aktualen, drejtuesit e veteranëve të luftës, pranojnë se nuk kanë raporte si dikur.
“Me qeverinë aktuale të them të drejtën ne nuk kemi bashkëpunim thuje fare për shkak se ne protestonim duke thënë se nuk guxojnë te hiqen veteranët e luftësn ga paga minimale sepse ashtu e parasheh ligji. Si çdo qeveri edhe kjo ka mundur te ua rris beneficionet sepse ligji nuk e ndalon por e lejon”, ka thënë Faton Klinaku, U.D – OVL UÇK.
Klinaku kërkon nga qeveria trajtim të dinjitetshëm për kategoritë e dala nga lufta.
“Mesazhi që do ua jepja Qeverisë së Kosovës ështe se duhet me dit që si rezultat i luftës çlirimtare dhe sakrifica të veteraneve, invalidëve dhe dëshmorëve këta I gëzojnë beneficionet e tyre dhe janë në udhëheqje të shtetit dhe natyrisht që secili shtet në botë kur kanë pas luftëra, pas saj I kaë trajtu veteranët dinjitetshëm dhe duhet ta bëj edhe qeveria jonë” ka theksuar Faton Klinaku, U.D – OVL UÇK.
Pavarësisht zhgënjimit që ka për mungesën e kushteve dhe mos-plotësimin e kërkesave, dashuria për vendin, për veteranët mbetet po e njëjta.
“Çdo herë jam dhe do jem, kur të ka nevojë për shtetin. Për atdhe e kemi pa pagesë e masanej kur vjen çlirimi i vendit, shteti duhet më i rujt vlerat e pasluftës. Jo, nuk i kemi marrë asnjëherë. Prej masluftës, ne si pjesë e luftës jemi të shkelt, në të gjitha anët e Kosovës. (Kërkesat) Janë shumë legjitime dhe nuk mund të themi se nuk ia del qeveria….”, ka përfunduar Ekrem Vitia, veteran.
Përveç veteranëve, edhe kategoritë e tjera, si invalidët, kanë shprehur pakënaqësi me trajtimin gjatë vitit, duke u ankuar se nuk u janë mbështetur kërkesat për blerje të protezave.
Përderisa ligji për Pagën Minimale ka hyrë në fuqi, nga qeveria është përmendur se do të punohet për një ligj të ri për veteranët, por që deri tani, konkretisht nuk është bërë asgjë.