Tejkaluan shpejtësinë gati sa trefishi i lejuar, gjobiten me 900 euro dy motoçiklistë në Ferizaj

Janë gjobitur me 900 euro dy motoçiklistë në Ferizaj, njëri është shtetas i Kosovës e tjetri shtetas i huaj. Të njëjtit kanë tejkaluar shpejtësinë gati sa trefishi i lejuar

Gjatë kësaj të shtuneje, Policia e Kosovës i ka gjobitur për tejkalim të shpejtësisë dy drejtues të motoçikletave, pasi të njëjtit kanë tejkaluar shpejtësinë gati sa trefishi i shpejtësisë së lejuar në atë zonë.

Drejtuesit e motoçikletave në zonën e kufizimit të shpejtësisë 50 km/h kanë zhvilluar shpejtësi 148 km/h, ku njëri prej tyre është shtetas i Kosovës, ndërsa tjetri shtetas i huaj.

Ky rast ka ndodhur në rrugën e fshatit Talinvoc i Muhaxherëve – fshati Bibaj i Ferizajt.

“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim, për shtetasin e huaj 600 euro, ndërsa për shtetasin kosovar 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika