Tekstet shkollore bëjnë bashkë opozitën kundër Qeverisë

Në ditën e hënë, vendimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për të mbuluar shpenzimet e teksteve shkollore për nxënësit e klasave të para deri në të pestën, ka sjellë bashkë opozitën politike në Kosovë. Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kanë mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës dhe kanë kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e dobët dhe dështimet në sektorin e arsimit

Kryeministri, Albin Kurti, Memli Krasniqi (PDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Lumir Abdixhiku (LDK) (ilustrim)

Gjatë ditës së hënë, vendimi i MASHTI-it për mbulim e shpenzimeve për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën ka bashkuar opozitën, të cilët gjatë kësaj ditë kanë mbajtur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

E në këtë seancë nuk i ndalën kritikat tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, të cilët fajësuan Qeverinë Kurti për keqmenaxhim dhe dështim.

I pari që mori fjalën ishte i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se Qeveria Kurti për herë të parë që nga shpallja e Pavarësisë i ka lënë nxënësit pa tekste shkollore.

“Sot do të duhej të diskutonim për reformën në arsim, për mundësitë e reja që ka krijuar kjo qeveri. Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kjo qeveri i ka lënë nxënësit pa libra, e turpshme, është shkelje e ligjit, trefishim i kostos së librave… A di me na tregu kjo ministre a ka interesa personalë a financiarë, a mundet të na tregojë çfarë plani ka të kompensojë humbjen e  madhe të orëve, si do ta trajtojë pabarazinë fondamentale e mbi të gjitha a mund të na tregojë kush ka aplikuar te E-Kosova”, ka vijuar Krasniqi.

Pas Krasniqit, në foltoren e Kuvendit ishte deputetja  LDK-së, Hykmete Bajrami, e që sipas saj, “partia në pushtet, si Qeveria e majtë “e ka varë të vetmin element të barazisë në shkollat fillore”. Njëjtë sikur Krasniqi edhe Bajrami, ka theksuar se nxënësit e prej Shpalljes se Pavarësisë e tutje ata mbi bankat e tyre i kanë gjetur të gjitha librat dhe tekstet mësimore.

“Sot me të vërtetë pamja në sallën e Kuvendit tregon shumë. Tregon shumë se ku është qeveria e majtë. Qeveria e majtë, e cila e vrau të vetmin element të barazisë në shkollat fillore të Kosovës… Këtë vit, MASHTI dështoi të jetë pazare me shtëpitë botuese, dështoi të merret vesh. Dhe dul në konferencë katër ditë para se të fillojë viti shkollore, edhe iu tha prindërve meqenëse se ne nuk po mund të përballojmë koston me parat e Ministrisë që të furnizojmë me libra, atëherë po ua kalojmë juve mjetet e ju përballojeni ktv kostot”, ka thënë Bajrami.

Pas këtyre, ishte radha për shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka theksuar se ata janë bashkuar para fillimit të sesionit të rregullt të Kuvendit, me qëllim “kërkimin e sqarimeve dhe një ballafaqim të së vërtetës në lidhje me punën e Qeverisë”.

Tahiri ka theksuar se ata besojnë se ka ndodhur një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës në lidhje me detyrimin ligjor të Qeverisë për të siguruar tekstet shkollore.

“Para se të filloj sesioni i rregullt i këtij Kuvendi si opozitë, jemi bashkuar për me kërku sqarim, njëkohësisht për me kërku një ballafaqim të së vërtetës mes neve që si thirrës të kësaj seance që besojmë se është bërë një padrejtësi e madhe te një numër i madh i qytetarëve të Kosovës në raport me obligimin ligjor që kjo qeveri ka me i siguri tekstet shkollore, me Qeverisë që sot na i shpërfaqi dy tri elemente qe duhet t’i dinë qytetarët e Kosovës. E para është mungesa e guximit për t’u ballafaquar me të vërtetën, e vërteta është se kudo që kjo qeveri dhe ky kryeministër ka prek aty ka qenë dështimi”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, para 3 ditësh ka filluar procesi mësimor dhe MASHTI ka njoftuar se deri më 1 shator për subvencionim me tekste shkollore kanë pranuar gjithsej 133.500 aplikime.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika