Telekomi kërkon kthimin e 30 milionë eurove nga kompania Dardafon

Telekomi i Kosovës, ka kërkuar kthimin e tridhjetë milionë eurove nga kompania Dardafon.net

Përmes një komunikate për media, të martën, kanë bërë të ditur se këtë kërkesë e kanë bërë te Prokurori i Shtetit, për të marrë masa të menjëhershme për ngrirjen e mjeteve në llogaritë e Dardafon-it, dhe ato t’i kthehen Telekomit deri në një vendim tjetër përfundimtar të gjykatave të Kosovës.

Po ashtu, kërkesë tjetër e Telekomit ishte gjurmimi i mjeteve, në rast se kompania Dardafon nuk i ka ato në llogarinë e saj, duke e shfaqur kështu shqetësimin se tridhjetëmilionët mund të transferohen jashtë shtetit.

“Siç është njoftuar opinioni, tashmë, Gjykata e Apelit, bazuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e ka konfirmuar se Telekomi i Kosovës sh.a. ka qenë subjekt i një procedure gjyqësore të kundërligjshme dhe me shkelje serioze procedurale dhe materiale, e cila e ka favorizuar Dardafon LLC në dëm të Telekomit të Kosovës sh.a.”, thuhet në komunikatën e Telekomit të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se mjetet e marra nga kompania Dardafon, e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës financiarisht, duke e bërë të vështirë, siç kanë thënë, t’i kryejë operimet ditore të kompanisë.

Gjithashtu, kanë shtuar se Telekomi ka paguar miliona euro më shumë sesa është detyruar nga vendimi i arbitrazhit.

“Në bazë të kalkulimeve të deritashme, Telekomi i Kosovës sh.a. ka paguar miliona euro më shumë sesa shuma maksimale që Telekomi i detyrohet Dardafon-it, në bazë të vendimit të Arbitrazhit No.20990/MHM”, thuhet në komunikatë.

Në fund, kanë bërë të ditur se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore për t’i kthyer, siç kanë thënë, të gjitha mjetet që i janë marrë Telekomit të Kosovës në mënyrë të paligjshme.

Telekomi i Kosovës, kishte humbur rastin në Gjykatën e Arbitrazhit, për mosvazhdimin e kontratës së kompanisë “Dardafon.net”. Arbitrazhi e kishte detyruar Telekomin t’i paguante dhjetë milionë e dyqind e shtatëdhjetë euro kompanisë së Dardafon-it.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika