Teleskopi James Webb zbulon pamje ‘të pabesueshme’ të Jupiterit

Teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë ka zbuluar pamje të pabesueshme të Jupiterit dhe detaje mahnitëse

Një imazh i Jupiterit me ngjyra nga NASA e bërë nga Teleskopi Hapësinor James Webb.

Asnjëherë më parë nuk kemi qenë në gjendje ta shikojmë universin ashtu siç po na e tregon tani teleskopi më i madh hapësinor, James Webb.

Syri ynë i lirë nuk do të ishte kurrë në gjendje të shihte atë që shikon teleskopi. Duke udhëtuar nëpër dritë dhe hapësirë, James Webb mund të shohë origjinën e universit, diçka që mendja jonë vështirë se mund të fillojë ta kuptojë.

Duke punuar si një makinë kohe, imazhet e para të shpërndara nga ky teleskop i fuqishëm më 12 korrik na treguan galaktika të largëta, vdekjen e yjeve dhe atmosferën e planetëve jashtë sistemit tonë diellor.

Pamja e paparë e Jupiterit u krijua nga një përbërje e disa imazheve të marra nga teleskopi hapësinor Fotografia: NASA

Të hënën shkencëtarët e NASA-s kanë publikuar pamje të reja të planetit më të madh të sistemit diellor, duke i përshkruar rezultatet si “mjaft të pabesueshme”.

Imazhet tregojnë aurorat, stuhitë gjigante, hënat dhe unazat që rrethojnë Jupiterin në detaje që astronomët i kanë përshkruar si “të pabesueshme”.

Teleskopi James Webb i bëri fotot në korrik, duke kapur pamje të papara të dritave veriore dhe jugore të Jupiterit dhe mjegullës polare të rrotulluar.

Një fotografi me fushë të gjerë është veçanërisht dramatike, duke treguar unazat e zbehta rreth planetit, si dhe dy hëna të vogla kundër një sfondi vezullues galaktikash.

“Nuk e kemi parë kurrë Jupiterin si ky. Është e gjitha e pabesueshme,” ka thënë në një deklaratë astronomi planetar Imke de Pater, nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, i cili ndihmoi në udhëheqjen e vëzhgimeve, raporton The Guardian, transmeton Dukagjini.

“Të jem i sinqertë, ne nuk e kishim pritur me të vërtetë që të ishte kaq mirë,” ka shtuar ai në një deklaratë.

Imazhet infra të kuqe u ngjyrosën artificialisht në blu, të bardhë, jeshile, të verdhë dhe portokalli, sipas ekipit hulumtues amerikano-francez, për t’i bërë veçoritë të dalloheshin. Kjo është për shkak se drita infra tç kuqe është e padukshme për syrin e njeriut.

Imazhet e fundit vijnë vetëm disa javë pasi një grup tjetër imazhesh të kapura nga ekipi i James Webb na tregoi Galaktikën Cartwheel në më shumë thellësi, duke na dërguar një hap më tej në kuptimin tonë të universit duke na treguar se çfarë ndodh pas përplasjes së dy galaktikave.

Pasardhësi i NASA-s dhe i Agjencisë Evropiane të Hapësirës prej miliardë euro, i teleskopit hapësinor Hubble u largua me raketa në fund të vitit të kaluar dhe ka vëzhguar kozmosin në infra të kuqe që nga vera.

Shkencëtarët shpresojnë të shohin agimin e universit me Webb, duke parë deri në kohën kur yjet dhe galaktikat e para po formoheshin 13.7 miliardë vjet më parë.

Observatori ndodhet 1.6 milion kilometra larg Tokës.

Zbulohet imazhi i parë me ngjyra të plota nga thellësia e universit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika