Televizioni shtetëror i Iranit është hakuar gjatë transmetimit të lajmeve

Televizioni shtetëror i Iranit u hakua nga protestuesit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, duke ndërprerë kështu shfaqjen e mesazheve antiqeveritare mes trazirave të vazhdueshme në të gjithë vendin

Pamje nga transmetimi i lajmeve në televizionin shtetëror të Iranit, ku për rreth 12 sekonda hakerët ndërprenë transmetimin





Transmetuesi shtetëror i Iranit është hakuar gjatë transmetimit të lajmeve qendrore, të cilat janë ndërprerë nga një protestë kundër liderit të vendit.

Një maskë u shfaq në ekran, e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei me flakë rreth tij, dhe një shënjestër arme mu në ballë të tij.

Grupi e quajti veten “Adalat Ali”, ose Drejtësia e Aliut.

Kjo vjen pasi të paktën tre persona u qëlluan për vdekje kur protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë në trazira të reja për vdekjen e Mahsa Amini.

Amini u arrestua në Teheran nga policia e moralit pasi dyshohet se nuk i mbuloi flokët siç duhet. Kurdja iraniane 22-vjeçare ka vdekur në paraburgim më 16 shtator, tri ditë pas arrestimit të saj.

Pamje nga hakerët gjatë transmetimit të lajmeve në Iran

Vdekja e saj ka shkaktuar protesta të shumta në të gjithë vendin.

Lajmet qendrore televizive të së shtunës janë ndërprerë me imazhe që përfshinin liderin suprem të Iranit me një objektiv në kokë, foto të vajzës Amini, dhe tri grave të tjera të vrara në protestat e fundit.

Një nga titrat shkruante “bashkohuni me ne dhe ngrihuni”, ndërsa një tjetër thoshte “gjaku i të rinjve tanë po pikon nga putrat e tua”.

Imazhi ka zgjatur vetëm disa sekonda para se të ndërpritet emisioni i lajmeve.

Shfaqje të tilla rebelimi kundër Ayatollah Ali Khamenei janë historikisht të rralla, dhe ai zotëron pothuajse pushtet të plotë brenda Iranit. Por, pas vdekjes së Amini, ka pasur një kundërshtim të gjerë, raporton BBC.

Foto ilustrim, protestë për Mahsa Amini

Gjithashtu, të shtunën u shfaqën video të mediave sociale të cilat dukej se shfaqnin studente femra në një universitet në Teheran duke brohoritur “zhduku” gjatë një vizite nga presidenti Ebrahim Raisi.

Po ashtu, gjatë ditës, dy persona u vranë në Sanandaj, duke përfshirë një burrë që u qëllua në makinën e tij pasi i ra borisë në mbështetje të protestuesve. Një video e shpërndarë në internet tregoi një grua të qëlluar në qafë, e shtrirë pa ndjenja në tokë në Mashhad.

Në Sanandaj, një zyrtar i policisë ka thënë se një burrë ishte vrarë nga “kundërrevolucionarët”, kështu ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.





Filmi “A Girl Walks Home Alone at Night”, protestë elegante ndaj Iranit  

Iran: 133 persona u vranë në protestat pas vdekjes së Mahsa Amini

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika