Temperaturat e larta, Policia apelon për shmangie të ndezjes së zjarrit

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes ndaj ndezjes së zjarreve, duke paralajmëruar rrezikun për jetën gjithashtu i kanë bërë thirrje qytetarëve të raportojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës të hënën u ka bërë apel qytetarëve në lidhje me rrezikun e zjarreve gjatë këtyre ditëve të temperaturave të larta. Autoritetet policore kanë theksuar se zjarret shkaktojnë pasoja të rënda dhe rrezikim të përgjithshëm kudo që shfaqen.

Në këtë rast, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në mënyrë të vetëdijshme.

Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje qytetarëve të raportojnë ose lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënies.

Për të garantuar sigurinë publike, Policia e Kosovës ka premtuar se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë individëve që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes mungesës së kujdesit në ndërmarrjen e veprimeve.

“Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përveç apelit të përgjithshëm, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, veçanërisht Bjeshkët e Nemuna.

Ata i kanë kërkuar qytetarëve të jenë maksimalisht të kujdesshëm dhe të përmbahen çdo aktiviteti që mund të shkaktojë zjarre, si p.sh., ndezjen e shkrepsave, cigareve, grillave apo zjarreve në natyrë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika