Temperaturat e larta rrisin fluksin e pacientëve në QKMF

Temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë tash e disa ditë ka bërë që të rritet numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë nga mjekët. Në QKMF-në e Prishtinës brenda 24 orëve, ndihmë mjekësore po kërkojnë rreth 450 pacientë. Mjekët apelojnë për kujdes

Rendi për të marrë shërbim është goxha i gjatë, e të gjithë këta qytetarë mesditën e kësaj të marte po kërkojnë ndihmë nga mantelbardhët.

Pothuajse për të gjithë shkaktari që i ka sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë është i njëjtë.

Temperaturat e larta kanë bërë që shumicës prej tyre tu vështirësohet shëndeti, e disave edhe tu rëndohen sëmundjet kronike nga të cilat vuajnë.

“Kemi problem por po duhet gradualisht me dal dhe më u ambientu me temperaturë”, ka deklaruar Hysen Pireva, pacient.

“Unë jam më sëmundje kronike, dhe temperaturat i kanë shfaq këto sërish dhe jam në punë s’po mundem më u rujt shumë por po duhet më pas kujdes”, ka deklaruarIzet Berisha, pacient.

Numri i atyre që po kërkojnë ndihmë nga personeli shëndetësor brenda 24 orëve në këtë qendër pothuajse është dyfishuar.

“Përkundër apelit që po bëjmë që të qëndrojnë brenda e mos të dalin jashtë prapë se prapë kemi një fluks të shtuar të pacientëve. Brenda orarit nga ora 07 e mëngjesit deri të nesërmen në atë orar, numri i pacientëve po arrin në 450”, ka deklaruar Drita Peçani, QKMF.

Ankesat më të cilët pacientët vijnë në këtë qendrës, sipas kryeshefit të repartit Valdet Hashani, janë kryesisht vjellurat.

“Prishtina e ka një Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe i ka 15 qendra të mjekësisë familjare dhe 15 ambulanca, po ashtu i ka 33 njësi që janë të destinuara në të gjitha lagjet e qytetit dhe nuk ka nevoj që të vinë të gjithë këtu, por fatkeqësisht shkaku i mbingarkimit të personelit që punojnë në kryeqytet ne jepim shërbime tejet shumë”, ka deklaruar Valdet Hashani, Kryeshef në QKMF, në Prishtinë.

Personeli shëndetësor vazhdon të apelojë qytetarët mos të dalin jashtë gjatë pikut të ditës dhe të kenë kujdes më ushqimin që konsumojnë.

Ndërsa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë korrikut nuk pritet të të ketë temperatura nën 30 gradë celcius.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika