Temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve, IKShPK me apel për qytetarët

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë rritur numrin e pacientëve që po kërkojnë ndihmë nga mjekët. Ky numër, në QKMF-në e Prishtinës brenda 24 orëve ka shkuar në mbi 200. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel për evitim të daljeve në disa periudha kohore

Rendi për të marrë shërbim është goxha i gjatë, e në shumicën e rasteve, shkaktari është i njëjtë.

Pacientët që po prisnin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, kishin përfunduar aty shkaku i temperaturave të larta.

Përveç në moshë, shumica kishin edhe probleme shëndetësore kronike.

“Po dalim nganjëherë,  po po duhet më u rujt pasi që mosha jonë nuk e duron,  po duhet më dal. Unë kam problem më tensionin, po duhet mu rujt me përdorë hapa”, ka deklaruar Ali Bajoku, qytetar.

Gjendja e ditëve të fundit ka dyfishuar numrin e pacientëve në këtë institucion.

“Temperaturat e larta kanë shkaktuar rritje të numrit të pacientëve, dje kanë qenë 150 edhe pse ka qenë ditë kujdestaria, derisa sot deri në mesdit është numri I njëjtë, por që deri në përfundim të ditës, ky numër pritet të shkoj mbi 200 pacient”, ka deklaruar Rushit Ismaili- mjek në QKMF-në në Prishtinë.

Grupmoshat me të atakuara nga temperatura e larta janë  fëmijet e vegjël, gratë shtatzëna, personat më semundje kronike e poashtu ata në moshë të shtyer.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje që pesonat e moshuar, të mos ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00, të konsumohet deri në dy litra lëngje gjatë ditës si dhe mbrojtja nga ekspozimi i diellit përmes kapeleve ose masave tjera.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika