Temperaturat e ulëta, MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, ku ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme për qarkullim rrugor

Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar për gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.

Në njoftim MI ka bërë të ditur se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe autoudhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme për qarkullim rrugor.

“Në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë, ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur për qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ekipet përgjegjëse janë në kujdestari 24-orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet e tjera të nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta.

MI apelon për kujdes të shtuar në vozitje dhe përshtatje me kushtet atmosferike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika