“Tension për Asociacion”, PSD zhvillon aksion simbolik para Qeverisë

Partia Socialdemokrate, të mërkurën e 14 dhjetorit, ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës





Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Në objektin e Qeverisë, të mërkurën, aktivistët e PSD-së kanë vendosur mbishkrime “Tension për Asociacion”, “Tension për Koncesion”.

Me anë të një reagimi për media, PSD-ja ka thënë se tensioni deri në situatë të jashtëzakonshme është racionalja e re e dialogut nga kjo Qeveri.

“Është mënyra e re e koncesioneve. Kur kompromisi bëhet nën tension nuk flitet më për lëshimet, por për rrezikun që i shpëtuam”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Sipas PSD-së, trajtimi i veriut me hekur e kërbaç është, sipas tyre, argument për formimin e Asociacionit.

“Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare më Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator për Asociacionin”, thuhet më tutje në komunikatë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika