Tensione në Kuvend/ Noka godet me shishe uji Ballën, ndërhyn Garda! Spiropali përjashton deputetin nga seanca

Deputeti Flamur Noka ka goditur me shishe uji në Kuvend Taulant Ballën, teksa ky i fundit po fliste nga vendi.

Balla po i përgjigjej Sali Berishës për akuzat e këtij të fundit, ndërsa në ato momente Noka iu afrua me shpejtësi duke e goditur me shishe.

U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi Nokën nga Kuvendi.

O Sali dëgjo këtu dëgjo. Llogaritë që bëre për Veliajn janë dyshime. Jepi përgjigje popullit ku i ke gjetur ti, ku i paguar 500 mijë euro në Londër te zyra avokatore që mbrojnë kriminelët serbë kundër UCK. Thuaji içik shqiptarëve meqë akuzon Ulsiun. Apo tu kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe i the Ulsiut. PS ka vendosur të ketë standard, çdo person që përballet me drejtësinë avokatin duhet ta paguajë vetë”-ishte fjala e Ballës.

Nuk mund ta merrni fjalën, nuk mund të godisni me mjete të forta është e turpshme, lista po e merrte fjalën sipas radhës, nëse doni sherr , s’mund të vazhdojë më kalojmë në proces votimi”-u shpreh Spiropali para se të ndërpriste seancën, raporton TopChanal.

Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren gjatë seancë së sotme në Kuvendin e Shqipërisë në momentin që fjalën e ka marrë Taulant Balla.

Debati ka nisur për procedurë por opozita refuzoi që Taulant Balla të flasë para deputetëve opozitarë.

Në një moment të përplasjes deputeti i PD Petrit Doda është parë të heqë rripin e pantallonave dhe ka tentuar të godasë Ballën.

Pranë foltores kanë shkuar edhe punonjësit e Gardës të cilët janë përpjekur të qetësojnë situatën.

Shija e redaktorit

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Të fundit nga rubrika