Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri

Protestuesit u përplasën me zyrtarët policorë, në tentativë për të kaluar kordonin e forcave të sigurisë, ndërsa hodhën flakadanë, kapsolla, por edhe koktej molotovi

Protesta e partive opozitare para ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Protestuesit u përplasën me zyrtarët policorë, në tentativë për të kaluar kordonin e forcave të sigurisë, ndërsa hodhën flakadanë, kapsolla, por edhe koktej molotovi.

Kjo është protesta e dytë që Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Partia Liria e Ilir Metës organizojnë lidhur me rastin e njohur si McConigal. Ky ish-pjesëtar i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI), po akuzohet edhe për fshehje të takimeve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, por edhe për marrje ryshfeti në vlerë prej 255 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan, i cili ka qenë i pranishëm në takimet me kryeministrin Rama, shkruan REL.

Opozita të shtunën organizoi protestën e parë, ndërkaq edhe më 13 shkurt po kërkon dorëheqjen e Ramës.

Tensione pati edhe në derën ku deputetët hyjnë në sallën plenare, pasi 11 deputetët të PD-së, që janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit, kërkuan të hyjnë me forcë në seancë, por nuk u lejuan nga Garda e Republikës.

Njëmbëdhjetë deputetë janë përjashtuar lidhur me bllokimin e foltores dhe për gjuhën joetike të përdorur në seancë. Por, këtë vendim opozita po e kundërshton, duke e cilësuar si të padrejtë.

Teksa opozita po mban protestë, në Kuvend deputetët po debatojnë për rastin McConigal. Në seancën plenare nuk është i pranishëm kryeministri Rama.

Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta do të shndërrohet “në revolucion” për largimin nga pushteti të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Pak ditë më herët, Komisionit i Votimit dhe Etikës përjashtoi për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit dhe seancat plenare tetë deputetë të opozitës: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Luan Baçi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika