Protestuesit në Tiranë sulmojnë Kryeministrinë me gurë dhe koktej molotovi

Protesta e studentëve në Shqipëri është përshkallëzuar gjatë ditës së dytë, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.

Situata vijon të jetë e tensionuar pranë Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit i kanë vënë flakën një biznesi privat në katin e parë të dy kullave përballë Piramidës, ndërsa flakët dhe tymi kanë përfshirë objektin dhe policia po përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Gazetarja e TV Dukagjinit, Blerta Zuka, ndodhet në Tiranë, ku po përcjell nga afër protestën dhe do të na sjellë më shumë informacione për zhvillimet e fundit.

Protestuesit janë vendosur para Parlamentit, ku kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi drejt kordonit policor, ndërsa policia ka krijuar një gardh për të penguar hyrjen e tyre në institucion.

Më herët, protestuesit kishin hyrë edhe në objektin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë sulmuar me gurë, koktej molotovi dhe fishekzjarrë edhe objektet e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe Piramidën e Tiranës.

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë po vazhdojnë.

Policia po tenton ta shpërndajë turmën duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë, ndërsa protestuesit po hedhin gurë, koktej molotovi dhe fishekzjarrë.

Gjatë protestës është raportuar edhe për arrestime dhe persona të lënduar. Sipas njoftimit nga Spitali i Traumës, aty po trajtohen tre protestues dhe katër policë, gjendja e të cilëve është stabile.

Për zhvillimet në kryeqytetin shqiptar ka reaguar edhe presidenti Bajram Begaj, i cili u ka bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.

I vihet flaka objektit të Kryeministrisë në Tiranë

Begaj pas tensioneve në Tiranë: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika